E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, ekstradohet nga Greqia i dënuari për mashtrim

TIRANE-Një 50 vjeçar, i shpallur në kërkim nderkombetar për mashtrim, u ekstradua nga Greqia, një ditë më parë.

Zyra e shtypit në Policinë e Shtetit bëri të ditur sot se, Interpol Tirana ekstradoi nga Athina, Greqi, shtetasin në kërkim ndërkombëtar,Arben Xhelaj, 50 vjeç lindur në Fier. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me një vendim të marrë ne vitin 2005, e ka dënuar këtë shtetas me 7 (shtatë) vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "mashtrimit" të kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, ka pasur në pronësi firmën "Al Delon" dhe gjatë vitit 1996, në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim edhe me nënën e tij, Bejaze Xhelaj, kanë marrë para me interes nga qytetarë të ndryshëm dhe më pas janë larguar duke mashtruar 181 persona.
50 vjeçari iu dorezua perfaqesuesve te Drejtorisë së Pergjithsme të Burgjeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›