Votimi elektronik, konflikti mban larg dialogun
"Ju garantoj se sdo te kete me as kuti, as komisione, as flete votimi. Ju ndryshoni statute une do dixhitalizoj votimin", ka qene propozimi i kryeministrit Berisha. U duk se propozimi i tij ne fillim te kësaj jave per voten elektronike, do te ishte nje gjetje e përkryer per zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndryshe nga sa pritej socialistet nuk e hodhen poshte variantin elektronik te votes, madje pati zera mes tyre se ishte nje gjetje interesante.
"Gjithmonë cdo gjë e re teknologjike është pozitive", eshte shprehur Damian Gjiknuri, deputet i PS. As Levizja Socialiste per Integrim nuk ka kundërshtim per kete menyre votimi, megjithëse para zgjedhjeve te 2009 ishte forca politike me dyshimet me te medha per manipulimet e votes."Ne pranojmë cfarëdo lloj sistemi që do të zgjedhë opozita", tha Nasip Naco, deputet i LSI.
Permes deklaratave mediatike 3 forcat kryesore ne vend jane ne konsensus se vota elektronike eshte vota me e ndershme dhe me pak e rrezikuar per manipulim. C’ka e mban peng konsensusin per zgjedhjet e ardhshme lokale eshte atmosfera e ndezur e konfliktit ne disa fronte. Kutite e mbyllura te votave te 28 qershorit te 2009 jane ceshtja kryesore thote opozita. Konflikti per sheshin "Skenderbej" ne anen tjeter cdo dite e me shume po merr përmasat e nje përplasjeje si ajo e Zogut te Zi para pak vitesh. Protestat e opozites përpiqen te sjellin ne vëmendje edhe nevojen urgjente per ndërhyrje ne ekonomine e vendit. Keto ceshtje thote opozita e mbajne larg debatin per kodin e ri zgjedhor.
"Eshte njesoj si të flasësh për seksin e ëngjëjve, ndërkohë nga të katërta anët ka vetëm shkatërrim rënim dhe kërcënim", tha Edi Rama, kryetar i PS. Votimi elektronik sipas propozimit te kryeministrit Sali Berisha mund te ndodhe ne dy forma. Ne rastin e pare permes votimit nga nje kompjuter i lidhur me internet, dhe atje ku eshte e pamundur me ane te makinave elektronike te shpërndara ne qendren e votimit.
Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e diel , 11 prill 2010 ) < I mëparshmi