E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, argjinatura e Kirit e dëmtuar

Lumi Kir

Argjinatura e lumit Kir që mbron qytetin e Shkodrës nga përmbytjet ka dëmtime në bazament. Ndonëse është deklaruar se në të po punohet në dy lote me një vlerë prej 79 milion lekë, situata në këtë zonë paraqitet problematike në prag të stinës së dimrit.

Prezenca e mbeturinave, gërryerja e shtratit të këtij lumi dhe prania e inerteve e kanë dëmtuar ndjeshëm bazamentin e tij. Përballë kësaj situate të gjitha institucionet përgjegjëse e tregohen indiferente edhe pse janë të vetëdijshme për dëmet që mund ti shkaktojë ky lum qytetit të Shkodrës dhe banesave aty pranë.

Në këtë zone  nuk po zbatohet as vendimi i fundit i qeverisë që ndalon gërryerjet në shtratin e lumenjve, një fenomen që është prezent në lumin Kir.

Edhe pjesa anësore e argjinaturës mbrojtëse, fare pranë banesave është dëmtuar në shumë vende nga hedhja e mbeturinave dhe vetë dora e njerëzve të papërgjegjshëm që kanë kërkuar të nxjerrin nga betoni, hekurin për skrap. Banorët shprehen se ndihen të pasigurtë ndërsa kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të stabilizuar situatën.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›