E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Me Kosovën s`kemi marrëveshje për kufijtë

Presidenti serb, Boris Tadiç, deklaroi sot për mediat serbe se nuk do të ketë një marrëveshje për pikëkalimet kufitare me Kosovën. Ai theksoi se përsa i përket menaxhimit të integruar të kufijve po vazhdojnë bisedimet.

BE i sheh në mënyrën e saj gjërat, por edhe pala shqiptare i sheh në mënyrën e saj, tha Tadiç. Shefi i ekipit negociator të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviç, theksoi se qytetarët duhet ta kuptojnë se Beogradi është munduar që të gjejë zgjidhje për Kosovën.

Qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe duhet të kuptojnë se çdo vednim është marr në mënyrë të till që situata të zgjidhet në përputhje me interesat e qytetarëve serb në veri të Kosovës, tha Stefanoviç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›