Shkodër, arrestohet në flagrancë një 23 vjeçar

Arrestohet në flagrance shtetasi Ilir Perdakaj, 23 vjeç, lindur e banues në lagjen "10 Korriku", të qytetit Shkodër. Arrestimi i tij u be pasi ne datë 17.05.2011, ky shtetas ka kanosur për motive të dobeta, shtetasit M. K. 23 vjeç dhe D. K., 27 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen "10 Korriku".
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Ilir Perdakaj, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e tij iu gjetën një sasi prej 200 copë fishekë model 56 dhe një krëher automatiku pa fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkaq janë kryer të gjitha veprimet proçeduriale dhe materialet në ngarkim të tij, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Mbajtjes se municioneve luftarake"