Kapet shqiptari dyshohet se vrau 35-vjecarin grek
Nje shqiptar eshte arrestuar pasi dyshohet se eshte vrasesi i nje shtetasi grek. Ngjarja e rende ka ndodhur te henen kur shqiptari e greku u takuan per here te fundit kur edhe emigranti dyshohet ta kete ekzekutuar ate ne nje zone ne veri te Greqise. Dy dite me pas nena e 35-vjecarit grek shkoi dhe denoncoi ne polici se djali i saj kishte dy dite qe nuk kishte dhene shenje jete dhe se ishte larguar nga shtepia me makinen e tij. Policia filloi hetimet dhe arriti te gjente automjetin e 35-vjecarit ne zonen Kulura te Imathias te enjten ne mesdite. Gjate hetimeve te ceshtjes rezultoi se 35-vjecari vendas ishte takuar me nje emigrant shqiptar i cili u mor ne pyetje dhe pas kontrollit ne banesen e tij policia gjeti disa sende te viktimes te cilat u njohen nga familjaret. Me pas emigranti pohoi se kishte takuar viktimen dhe se e kishte qelluar ate per vdekje.