Shkodër, arrestohet vjedhësi i banesave të pushuesve

Uniformat blu të Shkodrës kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një 18-vjeçari, pasi ky i fundit akuzohet për vjedhjen e banesave të pushuesve në zonën e plazhit në Velipojë.
Arrestimi i tij u bë pasi, falë informacioneve të marra, ky shtetas është kapur në flagrancë, duke vjedhur brenda në një banesë të marrë me qera nga shtetasi S. K., pushues në plazhin e Velipojës.
Gjithahtu si rezulatat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi në fjalë është autor i disa vjedhjeve të kryera në kohë dhe vende të ndryshme, në plazhin e Velipojës, ngjarje këto për të cilat u bë e mundur dokumentimi i plotë ligjor.