Elbasan, arrestohet vjedhësi i banesës
Policia e Elbasanit ka arrestuar një person, i cili kishte kryer vjedhjen e një punonjësi policie në Gramsh. Në pranga është vënë shtetasi, Vladimir Shuli, pasi ai është autori i vjedhjes së banesës së një punonjësi policie, efektiv i burgut të Peqinit.
Përveç shumës së parave, prej 4 milonë lekësh të vjetra, Suli ka vjedhur në banesë gjithashtu edhe armën e punonjësit të policisë si dhe një sasi të konsidureshme bizhuterisë dhe sendesh personale. Policia ka arritur të identifikojë e më pas të arrestojë autorin e vjedhjes.