Lezhë, përplaset makina, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një shtetas ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, si pasojë e një aksidenti rrugor. Makina e drejtuar nga shtetasi Nikoll Gjeçaj, ka bllokuar aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, për shkak të hedhjes së inerteve në këtë pjesë të rrugës.
Ndërkohë që në këtë moment, një automjet me targa të Mirditës me drejtues Olsi Kolsi ka humbur kontrollin nga inertet, dhe si pasojë është plagosur rëndë dhe ka gjetur vdekjen pasagjeri Sokol Biba, i cili udhëtonte së bashku me të.
Po ashtu nga ky aksident është plagosur edhe Mal Lleshi.