E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i Fierit: i qëllova se nuk më dhanë motrën grua

Është marrë masa e sigurimit “Arrest në Burg” për autorin e krimit të dyfishtë, ndodhur para dy ditësh në fshatin Pishtporë të rrethit të Fierit. Gjykatësi, pasi ka dëgjuar dhe prokuroren, si dhe autorin e krimit ka marrë vendimin “Arrest në burg” për autorin e krimit Arben Dhamo, 30 vjeç. Mësohet se ai ka thënë para gjykatës se: “unë nuk kam pasur si qëllim të vrisja dy vëllezërit. Unë kam dashur motrën e tyre. Ata më ngacmonin vazhdimisht dhe nuk më lejonin ta takoja. Atë ditë ata më janë hedhur për të më qëlluar dhe unë i godita me kaçavidë. Ja le drejtësisë përtë më gjykuar. Prokurorja Natasha Shahollapi ka kërkuar arrest me burg gjë që e ka aprovuar edhe gjykatësi.

Ngjarja

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatën e dy ditëve më parë në fshatin Pishporo Komuna Topojë rrethi i Fierit. Një 22- vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë që vëllai i tij 17 vjeçar ka mbetur i plagosurme thikë dhe është shtruar në spitalin e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Pishporo rreth orës 23.00 të natës kuka humbur jetën shtetasi Flogert Toska 22-vjeçdhe ka mbetur i plagosur vëllai i tij 17-vjeçar Xhuljano Toska. Sipas burimeve policore si dhe dëshmitarëve në vendngjarje autori i ngjarjes është bashkëfshatari i tyre, 30-vjeçari Arben Dhamo. Sherri mes të rinjve ka ardhur për motrën e viktimave, 17 vjeçare dhe ka nisur mbas përfundimit të një gëzimi familjar të një bashkëfshatari të tyre. Pas fyerjeve e sharjeve midis njëri- tjetrit ajo ka degjeneruar, ndërkohë 30 vjeçari Arben Dhamo me sa duket ka humbur kontrollin dhe i është hedhur përsipër 22 vjeçarit Flogert Toska.

Nuk ka të dhëna nga policia se si është zhvilluar më tej ngjarja por dëshmitare të rastit shprehen se Dhamo i ka vënë duart në fyt Flogertit duke i marrë jetën. Ndërkohë vëllai i tij Xhuljano i ka ardhur në ndihme të vëllait por është goditur me mjete te mprehta në trup që mendohet të jete një kaçavide ose thikë.

Ndërkohë kanë ardhur në ndihme fshatarë të tjerë të cilët kanë bërë të mundur gjetjen një mjeti dhe nisjen e e vëllezërve për në spitalin e Fierit.

Dëshmitarë shprehen se në momentin që është dhënë ndihma vëllezërve përt’i hipur ne makinë ka ndihmuar edhe autori i krimit, por përmungesë vendesh ai nuk ka hipur lart.

Mësohet se mbas largimit të makinës ai është parë të largohet me vrap ne drejtim të lumit Vjosë. Mbas marrjes së njoftimit forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke kryer nje operacion të gjerë i cili drejtohej nga drejtori i policisë Qarku Fier Arjan Boxho. Ata kanë rrethuar të gjithë zonën por arrestimi i autorit është bërë një ditë më pas.

Nga burimet spitalore mësohet se 17- vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa viktimatë cilët ekspertet nuk kanë vërejtur asnjë goditje me thike ose me sende te tjera të forta janë të mendimit se Flugert Toska mund të jete mbytur nga autori i krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›