Grabiten në rrugë dy tiranas, kapet autori
Dibër
Dy tiranas janë grabitur me armë dje, teksa udhëtonin me makinë nëpër Rrethin e Dibrës. Policia lokale njoftoi se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Hurdhë-Muhurr të Rrethit të Dibrës në orët e mbrëmjes së djeshme. Edmond Dokushi dhe Agron Cena janë ndaluar në rrugë nga shtetasi Ruzhdi Daci, i cili nën kërcënimin e armës u ka marrë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete. Forca të shumta policore kanë zbarkuar në zonë dhe kanë vënë në pranga autorin e grabitjes, i cili tentoi të largohej.
#