MARIGONA DRAGUSHA, bukuroshja shqiptare, e treta në “Miss Universe 2009”
Miss Venezuela merr kurorën e spektaklit prestigjoz që u zhvillua në Bahamas
Një sukses tjetër ndërkombëtar shënohet për bukurinë shqiptare, e në veçanti, atë të Kosovës, gjatë mbylljes së spektaklit më të famshëm të bukurisë botërore siç është “Miss Universe” e miliarderit Donald Trump. Edicioni i 58-të që është mbyllur të dielën në mbrëmje në ishujt Bahamas, kurorëzoi si më të bukurën “Miss Venezuelën”, 18-vjeçaren Stefania Fernandez, me origjinë ruse, polake, galeze dhe ukrainase. Është i dyti vit me radhë që Venezuela fiton këtë spektakël bukurie, ndërkohë që shoqëruesja e parë e “Miss Universe 2009” u zgjodh Ada de la Kruz, 23 vjeçarja nga Republika Domenikane dhe shoqëruese e dytë u zgjodh Marigona Dragusha, 18 vjeçarja nga Kosova. Në garë ishin 83 bukuroshe që përfaqësonin shtete të ndryshme të botës të cilat aderojnë në këtë garë ndërkombëtare. Mediat e huaja përmendin faktin se Polonia, Rusia dhe Ukraina, të njohura për bukurinë e tyre femërore, dështuan kësaj here duke mos u futur në fazën finale, në të cilën kaluan vetëm 15 bukuroshe. Me çmime të tjera u vlerësuan edhe bukuroshja nga Kina, Uang Jingyao, “Miss Simpatia” dhe bukuroshja tajlandeze, Kutima Durongdej “Miss Fotozhenia”.
Vendi latino-amerikan prej 20 milionë njerëzish për të dytën herë me radhë bëhet kryeqyteti botëror i bukurisë. Venezuela deri më sot ka qenë pesë herë fituese e “Miss Universe” dhe pesë herë fituese e “Miss World”. Edicioni i parë i “Miss Universe” u zhvillua më 28 qershor 1952 në Long Beach të Kalifornisë (ShBA). Fituese u shpall 18 vjeçarja Armi Kusela nga Finlanda, e cila u kurorëzua nga aktorja Piper Laurie.
25 Gusht 2009