E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, bombola e gazit djeg shtëpinë

• SHKODER - Digjet plotësisht një hyrje pallati në lagjen “Daniel Matlia” në Shkodër, pronari i së cilës ka marrë plagë ndërsa tentonte të shpëtonte ndonjë objekt.Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në shtëpinë e 65-vjeçarit Muhamet Hamzi. Kryefamiljari ishte vetëm në shtëpi kur shpërthyen flakët e zjarrit. Gjatë përpjekjes për të shpëtuar objekte nga shtëpia, zjarri i ka shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Kanë qenë banorët e lagjes që kanë njoftuar zjarrfikësit, të cilët pasi kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe kanë dërguar në spital të zotin e shtëpisë. Nga hetimet ka rezultuar se një pakujdesi e pronarit për të ndezur një bombol gazi të vogël ka provokuar shpërthimin. Po dje, luhatja e tensionit ka shërbyer si shkak i zjarrit të rënë në një dhomë konvikti të shkollës “Hasan Pasha”, ku vetë personeli ka mundur ta shuajë shumë shpejt, duke shmangur përhapjen e flakëve.        r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›