Të fortët rrahin mjekët e spitalit
• Katër të rinj, banorë të qytetit të Burrelit, në gjendje të dehur, kanë ushtruar dhunë mbi bluzat e bardha të këtij qyteti si dhe kanë thyer xhamat e kanë dëmtuar pajisjet e spitalit lokal.BURRELPre e dhunës së të fortëve të qytetit kanë rënë mjekët e rojës, Hasan Ceni e Fasile Gjika, i pari mjek kirurg dhe Gjika mjeke pediatre. Dy mjekët nuk kanë pranuar të flasin për mediat, por në mbledhjen e mëngjesit të ditës së djeshme ata kanë rrëfyer për kolegët e tyre gjithë skenën e një nate më parë.Ngjarja Hasan Ceni e Fasile Gjika thanë në takimin e organizuar në ora 08:00 me të gjithë mjekët e spitalit se një natë më parë, rreth orës 21:40 dy persona janë paraqitur në urgjencën e spitalit dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi njëri prej tyre kishte dëmtime të lehta në njërën dorë. Megjithëse ndihma iu është dhënë shumë shpejt, ata pak më parë kishin thyer xhamat e fasadës kryesore të poliklinikës. Pasi kanë debatuar me mjeken roje i janë drejtuar kirurgjisë së spitalit ku kanë debatuar me kirurgun. Eshtë njoftuar policia lokale, e cila ka mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes. Gjatë kohës që në mjediset e spitalit kishte rrëmujë nga Ylber Mili e Alket Ibrahimi, kanë mbërritur dhe dy shokët e tyre, Artan Puka e Shkëlqim Dervishi. Në përpjekje për të ndalur veprimet e mëtejshme të personave të fjalë, është dhunuar shoferi i spitalit, i cili ka denoncuar në policinë gjyqësore dhunën e ushtruar ndaj tij.PoliciaInformacione pranë Ministrisë së Brendshme sqaruan se ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga policia lokale dhe drejtoria rajonale e policisë Dibër. Drejtori i policisë Dibër dhe shefi i Komisariatit të Matit, Gjovalin Martincamaj kanë mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar veprimet e mëtejshme të të rinjve që ishin ende nën efektet e alkoolit. Policia tha se janë vënë nën arrest Artan Puka, Ylber Mili, Alket Ibrahimi dhe Shkëlqim Dervishi. Policia falënderoi qytetarë të Burrelit që e ndihmuan atë në parandalimin e ndonjë ngjarje tjetër të pakëndshme. Burime policore saktësojnë se mjekët nuk kanë bërë denoncim për dhunë ndaj tyre ndërkohë thuhet se shoferi i spitalit ka denoncuar pas hematomave që kishte në trup. Policia sqaroi se Puka dhe Dervishi nuk kanë dhunuar as mjekët dhe as spitalin, por janë ndaluar me akuzën për kundërshtim e fyerje të policisë. p.r