E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, zbulohet laboratori i falsifikimit

• SHKODER - Zbulohet laboratori i vulave false në qytetin e Shkodrës.Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se me akuzën e falsifikimit u arrestua mëngjesin e djeshëm Alfred Alija, 33 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Pranverë 2008”, me qëllim goditjen e falsifikatorëve. Pas arrestimit të Alisë është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është bërë e mundur gjetja e 9 vulave të institucioneve kryesore në Shkodër, të konsullatës italiane, formularë të ndryshëm, dëftesa lirimi, dëftesa pjekurie, diploma të universitetit, certifikata, libreza kursimi, patenta etj. Njëkohësisht është gjetur dhe sekuestruar një printer dhe një skaner me të cilat mendohet që 33-vjeçari prodhonte materialet e i vuloste vetë, për t’i shpërndarë më pas sipas porosive që i bëheshin.                              r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›