Shkodër, çahet koalicioni PD- PR Xhurreta: Më prenë në besë
SHKODER- Çahet koalicioni i djathtë "Aleanca për Qytetarin". Përfaqësuesi i Partisë Republikane që kandidon si kryetar komune në Bërdicë denoncon publikisht "prerjen në besë" që po i bëjnë sipas tij emrat kryesorë të PD-së në Shkodër duke mbështetur haptazi kandidatin e pavarur, Besnik Tahiri.
Qamil Xhurreta, kryetari aktual i komunës Bërdicë, i cili kandidon sërish për këtë post ka denoncuar veprimin e PD-së, i cili sipas tij ka dalë hapur kundër marrëveshjes së "Aleancës për Qytetarin".
Sipas tij, "më 28 mars, me një shkresë të firmosur nga kryeministri, Sali Berisha është vendosur që Qamil Xhurreta si përfaqësues i Partisë Republikane të jetë kandidat për kryetar Komune në Bërdicë nën siglën e 'Aleancës për Qytetarin'. Por mesa duket marrëveshja e bërë në Tiranë nuk po zbatohet në Shkodër.
Ka disa ditë që një kandidat i pavarur, Besnik Rifat Tahiri deklarohet në emër të PD-së, duke përvetësuar logon e PD-së dhe kjo është një shkelje flagrante e Kodit Elektoral dhe e marrëveshjes politike. Unë Qamil Xhurreta jam rikandiduar zyrtarisht nga koalicioni "Aleanca për Qytetarin" me firmë të Sali Berishës. Unë jam i vetmi kandidat ligjor i 'Aleancës për Qytetarin'. Ndërkohë në realitet po ndodh e kundërta", - është shprehur Xhureta dje në një konferencë për shtyp.
Ai akuzoi njerëzit e Topallit dhe se në krahun e kandidatit të pavarur në takime gjysmë ilegale kanë dalë drejtues lokalë të PD-së. “Publikisht denoncoj kryetarin e Partisë Demokratike për Shkodrën Astrit Bushati, sekretarin e kësaj partie Ahmet Omi, deputeten demokrate Arenca Troshani dhe zotin Ali Kazazi, i cili është rikthyer në PD pas disa udhëtimeve në parti të tjera", - ka pohuar Xhureta.
Në konferencën e tij për shtyp ai nuk ka kursyer as prefektin e Shkodrës, Maxhid Cungu i cili sipas tij po bën "një lojë të dyfishtë". "Prefekti Maxhid Cungu më 13 prill 2011 ka qenë i pranishëm në prezantimin tim, e nga ana tjetër mbështet tjetrin. Kjo është një prerje në besë dhe këto eksponentë më kanë tradhtuar jo vetëm mua por edhe vetë Sali Berishën. Me këto veprime këto persona po përpiqen të frenojnë suksesin e koalicionit të djathtë "Aleanca për Qytetarin", - ka nënvizuar Xhurreta.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha si dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, njëherësh deputete e qarkut të Shkodrës, që të ndikojnë për t'i dhënë fund kësaj situate që Xhureta e ka cilësuar si "farse". "Të respektohen 22 subjektet e 'Aleancës për Qytetarin'. Kërkoj që publikisht këto eksponentë të Partisë Demokratike të distancohen publikisht nga kandidati i pavarur, Besnik Tahiri dhe të vazhdojnë fushatën për mbështetjen e kandidatit të koalicionit 'Aleanca për Qytetarin'. I kërkoj KQZ-së dhe bordit të monitorimit pranë tij të ndalojë fushatën mediatike të kandidatit të pavarur pasi po abuzon me logun e PD-së. I bëj thirrje zgjedhësve që të mos bien pre e pazarllëqeve që bëhen duke shitur votën se nga njëra anë në tjetrën", - ka përfunduar Xhurreta.
(s.g/Gazeta Shqitpare/BalkanWeb)