E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, shpërthen makina, vdes 1 person, 3 plagosen

VLORË-Një person ka humbur jetën në Vlorë si pasojë e shpërthimit të një automjeti sot paradite në zonën e Skelës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 11:10 minuta kur një automjet ka shpërthyer me forcë. Behet e ditur se 4 persona janë prekur nga shpërthimi i automjetit, 2 prej te cileve ndodheshin brenda makines, kurse 2 personat e tjere ishin kalimtare te rastit. News24 meson se Renato Abazi humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda në trup, kurse 3 persona te tjere jane derguar ne spital te plagosur. Mjeket pohojne se nje prej tyre, pikerisht personi qe ndodhej ne automjet me Renato Abazin eshte ne gjendje kritike për jetën.

Zjarrfikës të shumtë mbërritur në vendgjarje dhe shuan flakët e zjarrit që dogjën tërësisht automjetin. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për shkaqet e shpërthimit të automjetit.
(vijon)

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›