E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, debat për kufirin yjor me Malin e Zi

Peshkatarë në liqenin e Shkodrës (foto Shekulli)

Zona e liqenit të Shkodrës ku janë ndaluar peshkatarët shqiptarë nga policia malazeze është një zonë e ndërmjetme mes dy vendeve. Kjo sipërfaqe ujore është shfrytëzuar gjithnjë nga peshkatarët shqiptarë, pasi njihet si zonë e cila ka një thellësi të madhe me burime nënujore dhe që njihet për rezervat e mëdha të peshkut. Mungesa e sinjalistikës në liqen për të përcaktuar saktë se ku mbaron pjesa shqiptare dhe fillon ajo malazeze, sjell dhe probleme. Këtë e pohojnë drejtues të organizatës së menaxhimit të peshkimit në Shkodër të cilët kanë reaguar ndaj arrestimit të 8 peshkatarëve shqiptarë nga Malësia e Madhe, nga policia malazeze.

Kryetari i saj Gëzim Lezaj ka kërkuar urgjentisht informacion zyrtar nga policia malaleze për prangosjen e peshkatarwve. Nga ana tjetwr problematike për peshkatarët është mungesa e sinjalistikws ujore e cila tregon se ku mbaron kufiri shqiptar dhe ku fillon ai malazez, ndwrsa nuk është hera e parë që prangosen peshkatarë shqiptar nga policia malazeze në territorin tonë.

Liqeni i Shkodrës (foto Shekulli)

Sipas menaxherit të organizatës së menaxhimit të peshkut, Arjan Çinari, zona ku u arrestuan peshkatarët është një zonë e ndërmjetme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Është problem mungesa e bovave që kanë qenë dikur ndërsa tani janë inekzistente, mungojnë. Janë ato që të tregojnë kufirin ndarës ujor të dy vendeve. Kjo sjell që edhe policia malazeze të ndërhyjë, madje ka patur raste dhe kur peshkatarët kanë qenë në territorin tonë të liqenit dhe janë tentuar të ndalohen pasi kanë menduar se peshkimi bëhet në pjesën e tyre.

Sipas peshkatarëve nga zonat afër kufirit malazez, në sipërfaqen ujore të liqenit, për mungesë të sinjalistikës ujore është shumë e vështirë të bëhet identifikimi se ku mbaron kufiri i Shqipërisë dhe ku fillon territori i zonës malazeze. Policia shqiptare nuk ka marrë asnjë informacion nga homologët e saj, për ndalimin e 8 peshkatarëve nga Hoti i Malësisë së Madhe duke e mësuar ngjarjen nga të afërmit e të arrestuarve. Pas plagosjes së një bariu pak ditë më parë, ky është incidenti i dytë në mes policisë kufitare të vendit fqinj me popullsinë shqiptare të zonës në afërsi të kufirit shqiptaro-malazez. Në asnjë prej rasteve nuk ka reagim publik të strukturave dhe institucioneve përkatëse të shtetit shqiptar. /Anila Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›