E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhëkryqi i LSI, 3 muaj nga zgjedhja e presidentit të ri

Ilir Meta - Sali Berisha

Në një kohë kur na ndajnë 14 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe pak muaj nga zgjedhja e presidentit të ri, Lëvizja Socialiste për Integrim ndodhet në një moment kyç të ripërcaktimit të pozicionit të saj.

LSI përveçse nuk ndodhet në habitatin e vet në një koalicion të djathtë, autoriteti i Berishës në çështje kyçe të kapjes së pushtetit duket se po detyron kreu e saj Meta të rishohë mundësitë e daljes nga koalicioni qeveritar.

Procesi i votimit i Elvis Cefës për nënkryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë tregoi se LSI nuk do lëshojë lehtëj pe për zgjedhjen e një presidenti të djathtë apo të imponuar nga PD. Në këtë drejtim presioni i LSI-së ka nisur të shfaqet. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›