Limaj e Krasniqi me Vetëvendosjen

Limaj dhe Krasniqi
Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj ka shpëtuar koalicionin qeveritar me pjesëmarrjen dhe votimin e ligjit për bankat dhe institucionet mikrofinanciare.
Prezenca e Limajt në seancë ka bërë që Kuvendit të ketë kuorum për të votuar ligjin, pasi opozita ishte larguar nga salla.
Pas rikthimit në Kuvend, nënkryetari i PDK-së i ka dhënë përkrahje edhe nismës së Lëvizjes Vetëvendosje për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për situatën në veri.
Zyrtari i PDK-së është renditur i 13 në listën e deputetëve që kanë nënshkruar nismën e Vetëvendosjes.
Edhe bashkëpartiakët e Limajt, Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni e Nait Hasani e kanë përkrahur Vetëvendosjen. Deri tani nisma e Albin Kurtit ka marrë nënshkrimin e 20 deputetëve. /Express/