Albpetrol, Berisha: Privatizim i plotë, rrisim efiçencën

Godina e Albpetrol
TIRANE- Kreu i qeverisë Sali Berisha duke folur në mbledhjen e qeverisë tha se, me privatizimin e Albpetrol qeveria e tij kërkon të rrisë efiçencën e përdorimit të burimeve energjitike të vendit.
Ai tha se, është në interesin më të mirë të vendit menaxhimi më efiçent, si i burimeve ekzistuese ashtu edhe i kerkimeve te reja.
E vërteta është se zhvillimet e 5-6 viteve të fundit në fushën e hidrokarbureve kanë dëshmuar se Shqipëria është një vend i lakmueshëm në këtë fushë. Disponojmë fushën Patos- Marinëz. Në këtë fushë Bankers Petroleum përllogarit të ketë 6 miliardë fuçi naftë bruto, e cila me metoda parësore dhe dytësore mund të arrijë gjer në 50 milionë ton.- tha kryeministri.
Duke mbetur tek e njëjta çështje, kreu i qeverisë u tha ministrave se kërkimet vazhdojnë, pasi të dhëna optimiste ekzistojnë në zona të tjera, Delvinë, Jon, Adriatik, rrezë Shpiragut, por ka interes dhe për Alpet dhe zonën e veriut.
Duke iu referuar votës kundër të opozitës në parlament për privatizimin e Albpetrol, Berisha theksoi se Opozita e kundërshtoi ligjin pa asnjë argument, zero argument, duke shtuar se ata votuan kundër një marrëveshje që kishin firmosur vetë ata.
Më tej kryeministri, tha se, pivatizimi është gjithashtu rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin.