E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dënohet vrasësi i kunatit

 

SHKODER - Për vrasjen e të fejuarit të motrës do të vuajë 14 vite burg. Fatjon Bushati u dënua dje nga Gjykata e Shkodrës për krimin e ndodhur në mars të këtij viti, pas përplasjes që pati me 30-vjeçarin Ardian Muja. Ngjarja e rëndë ndodhi në shkallët e një pallati në lagjen "Kongresi i Përmetit" në Shkodër, duke tronditur banorët e tij. Ndaj Bushatit rëndojnë akuzat e "vrasjes në rrethana cilësuese" dhe "armëmbajtje pa leje". Trupi gjykues vendosi dënimin me 21 vjet burg ndaj 24-vjeçarit, por ulja e 1/3 së dënimit për shkak të pranimit të fajësisë nga i pandehuri solli lënien në fuqi të 14 viteve. Vrasja e Mujës ndodhi më 22 mars të këtij, pas një sherri që viktima kishte pasur me kunatin. Gjatë përleshjes me armë mbeti e plagosur dhe motra e të arrestuarit. Policia e arrestoi autorin e krimit disa minuta më vonë, në gjendje të rëndë psikologjike.                                         r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›