Ago në Apel: Rihapni dosjen e Eva Vishës
TIRANE - Albenc Ago, i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen në vitin 1997 të Eva Vishës, nënës së këngëtares Elsa Lila, kërkoi dje në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit zhvillimin e seancës gjyqësore në praninë e një avokati të zgjedhur nga ai. Pas kësaj ai i kërkoi kolegjit penal të shtynte seancën për një datë tjetër derisa të njoftonte avokatin. Në të kundërt atij do i caktohet një avokat kryesisht. 39-vjeçari Ago mbërriti në Gjykatën e Apelit pasi organi i akuzës i kryeqytetit ankimoi vendimin e Faktit, që i dha të dënuarit të drejtë për të rihapur gjykimin e çështjes, në mënyrë që ia të përballet vetë me akuzën e ngritur nga Prokuroria. Mësohet se Ago ka argumentuar dje në gjykatë se nëse çështja e tij gjyqësore niste nga fillimi ai do të shpjegonte me detaje ngjarjen.