Vlorë, kërkohet heqja e dekanes Musaraj
VLORE - Këshilli i Etikës në universitetin "Ismail Qemali" i kërkon rektorit Tanush Shaska largimin nga detyra të dekanes së Drejtësisë dhe Ekonomikut, Arta Musaraj. Sipas anëtarëve të këshillit, motivacioni është "për fyerje të personalitetit dhe figurës së rektorit, moszbatim i hierarkisë akademike, cenim i emrit të universitetit dhe stafit të tij akademik", etj. Vendimi për të ndërmarrë këtë veprim, sipas Këshillit është bërë kërkesë-ankesa, që rektori si dhe zëvendësja e tij, Pranvera Jahollari u kanë drejtuar pas debateve me dekanen. Këshilli i Etikës përbëhet nga 7 vetë, të cilët kanë përpiluar kërkesën. Konflikti mes dekanes dhe drejtuesve të Universitetit lindi pas kundërshtimit të dy emrave që ajo zgjodhi si shefa departamentesh. Më pas, Musaraj akuzoi Jahollarin për abuzime në dosjen e saj, duke bërë që zv.rektorja ta denoncojë për shpifje. q.b