E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbaron fondi, kolektori rrezikon lagjet

 

BERAT- Mungesa e fondit e lë në gjysmë pastrimin e kolektorit kryesor të qytetit të Beratit i cili shkarkohet në Osum. Pas 200 metra punë, kjo pjesë e kanalit mbeti e papastruar. Burime nga bashkia bëjnë të ditur se mbi kolektorë janë kryer edhe ndërtime, duke vështirësuar punën e tyre. Kryebashkiaku Fadil Nasufi tha se janë kryer disa punime për të shmangur përmbytjen e qytetit. "Ndodhemi para një situate të vështirë për të përballuar shirat e dimrit. Si pasojë e mospastrimit të këtij kolektori, rrezikojnë përmbytjen lagjet, "30 vjetori", "Kushtrimi" dhe "Donika Kastrioti", u shpreh Nasufi, Sipas tij, bashkia nuk ka më fonde për të vazhduar punimet, ndërsa qeveria ende nuk iu ka dhënë fondet e emergjencës. Specialistët e bashkisë pohuan se ky kanal ndodhet në qendër të qytetit dhe me fillimin e shirave ujërat do të përmbytin disa lagje. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›