E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Rolanda Kaja është vrarë, u gjet e pa jetë në kanal

DURRES-Nëna e dy fëmijëve, e cila një javë më parë u gjet e pajetë në një kanal të komunës së Ishmit në Durrës, nuk kishte vdekur për shkaqe natyrore, por dikush tjetër i kishte marrë jetën.

Në këtë konkluzion ka dalë sot policia e Durrësit për vdekjen e Rolanda Kajës, gruas 29 vjecare të divorcuar dhe me dy fëmijë të vegjël.
Policia ka mundur të identifikojë dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes. Ata janë vënë Euxhen Muka dhe Lefte Keçi. Sipas policisë ky i fundit dyshohet të ketë qenë i dashuri i Rolandës, është shpallur në kërkim ndërsa mbrëmë është bërë ndalimi i Mukës.

Më 11 qershor, 29 vjecarja nga Durrësi, e divorcuar me 2 fëmijë të vegjël, u gjet e vdekur në një kanal në komunën e Ishmit, 35 km në veri të qytetit bregdetar. Fillimisht u dha versioni se gruaja mund të kishte vdekur për shkaqe natyrore, por pas hetimeve të imtësishme policia arriti në konkluzionin se e reja ishte vrarë për motive të dobëta.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›