E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, ekzekutohet biznesmeni 41-vjeçar



Qyteti i Shkodrës është tronditur sërish nga një krim i rëndë. Një biznesmen ndërtimi 41 vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në lagjen "Parash" të Shkodrës.
Burime nga policia e Shkodrës konfirmuan se viktima u identifikua si Astrit Neshnuni, 41 vjeç.
Mësohet se 41 vjeçari është qëlluar me armë zjarri pranë lokalit të tij, por shkaqet e vrasjes janë ende mister.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe për identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›