Bashkëpunimi me gjermanët
Bashkëpunimi për Zhvillim ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë po zgjeron gamën e instrumenteve të tij. Dje Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, prezantoi instrumentet e reja të Bashkëpunimit Teknik dhe Financiar. Në prani të qeverisë shqiptare dhe sektorit privat, GTZ-ja dhe KfW-ja, si institucione zbatuese, paraqitën planin e tyre të bashkëpunimit. Shqipëria ka përfituar nga Gjermania rreth 800 milionë euro që prej marrëveshjes së parë në 1988.