OST: Tirana ende pa energji
Për afro gjashtë orësh, një pjesë e Tiranës nuk do të ketë energji elektrike gjatë ditës së sotme, si pasojë e disa ndërhyrjeve në nënstacionin e Selitës. Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi dje se zona e përreth parkut të liqenit dhe një pjesë e Saukut nuk do të kenë energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 15:00, si pasojë e ndërhyrjes në linjën 104/1 kv, që prek nënstacionin e Selitës. OST, duke i kërkuar ndjesë banorëve të këtyre zonave, por më së shumti bizneseve, sqaron se ndërhyrja në rrjet ishte e programuar me kohë dhe bën pjesë në grafikun e punimeve.