E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, termet 3.8 rihter, epiqendra 11 km larg kryeqetit

TIRANE- Një tërmet me magnitudë 3.8 shkallës rihter ka goditur sot në mëngjes Tiranën. Specialistë të institutit sizmologjik thanë se lëkundjet janë shënuar në orën 07. 20 minuta dhe epiqendra ka qenë 11 kilometër në verilindje të kryeqytetit. Në Tiranë tërmeti është ndjerë me magnitudë 4 ballë, ndërsa në epiqendër është ndjerë me magnitudë 4- 5 të shkallës riter.

Rrapo Ormeni, specialis i Isntitutit Sizmiologjik tha për NEËS24 se lëkundjet përfshihen në kategorinë e tërmeteve të lehta, por në Tiranë banoërt e që jetojnë në katet e fundit të pallateve të larta janë frikësuar pasi i kanë ndjerë më shumë lëkundjet.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në një zonë të pabanuar dhe për moemtnin nuk flitet as për dëmë materiale apo të lënduar.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›