Spanja, çfarë feste!I gjithë vendi në rrugë
MADRID- Një eufori e paparë dhe një festë e jashtëzakonshme ka përfshirë të gjithë Spanjën pas fitores 1-0 me Gjermaninë dhe arritjes për herë të parë në finale. Triumfi i kampionëve të Evropës bëri që të gjithë njerëzit të dilnin në rrugë për të festuar, duke valëvitur flamujt dhe duke ndaluar makinat në çdo cep të vendit. Ndoshta jo të gjithë e ndoqën ndeshjen në rrugë, por pas fishkëllimës finale të arbitrit Kasai, tifozët janë bashkuar në sheshet më të mëdha të vendit duke gëzuar si të çmendur. Në qendër të Madridit, në zonën e Shatërvanit Sibeles, është zhvilluar edhe festa më e madhe. Entuziazmi për skuadrën e Del Boskes ka kapur kulmin, ndërsa tifozët tani presin të gjithë fitoren e Kupës së Botës në finalen e 11 korrikut kundër Holandës. Spanja ka një brez të artë futbollistësh, të cilët 2 vjet më parë fituan kampionatin europian, ndërsa në Botëror kanë treguar se mbeten një hap para të tjerëve nga cilësia. Ndërkohë të gjitha mediat kanë harruar ndasitë që ekzistojnë në Spanjë, duke festuar së bashku për kualifikimin në finale. Gazetat e Madridit, të Barcelonës dhe të gjithë mediat e tjera, kanë lavdëruar lojtarët e drejtuar nga Del Boske, duke i quajtur heronjtë e rinj të vendit. Edhe kryeministri Zapatero ka uruar skuadrën dhe të gjithë kombin, duke mos i përmbajtur dot emocionet.
Ndërkohë, dëshpërim te tifozët gjermanë, që shpresonin shumë tek skuadra e tyre pasi eliminuan Anglinë dhe Argjentinën. Tashmë të gjithë prisnin kalimin në finale, por përballë Spanjës skuadra e Joakim Lëv nuk ka qenë ajo e ndeshjeve të mëparshme, kjo edhe për meritë të një kundërshtari shumë të fortë. Nuk kanë munguar lotët te tifozët gjermanë, megjithatë ata janë ndjerë krenarë që një kombëtare kaq e re u fali kaq shumë gëzim në Botërorin e Afrikës së Jugut. Të paktë ishin ata që mendonin se skuadra gjermane do të arrinte deri në gjysmëfinale, por fitoret e bujshme 4-1 me Anglinë dhe 4-0 me Argjentinën, shkaktuan një valë entuziazmi në mbarë vendin. Ndërkohë në qytetin e Magdeburgut policia është përleshur me të paktën 200 tifozë, që kanë nisur të shkatërrojnë lokalet dhe t’i vënë flakën gjithçkaje pas humbjes së Gjermanisë. Autoritetet gjermane njoftuar se kanë identifikuar të paktën 80 persona, ndërsa deri tani janë arrestuar të paktën 4 vetë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)