Tiranë, Cherie Blairnë kryeministri e Presidencë
TIRANE-Bashkëshortja e Tony Blair, ish-kryeministrit britanik, Cherie Blair, është pritur sot nga kreu i qeverisë së Shqipërisë Sali Berisha në kryeministri dhe Zonja e Parë, Teuta Topi në Presidencë.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e qeverisë, Kryeministri Berisha I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha pritën sot në një takim zonjën Cherie Blair, e cila ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se zonja Blair i përcolli Kryeministrit Berisha, përshëndetjet e ngrohta dhe miqësore të bashkëshortit të saj, zotit Tony Blair, duke u shprehur se Kryeministri Berisha, qeveria shqiptare dhe shqiptarët do të gjejnë tek zoti dhe zonja Blair gjithmonë dy miq që do të mbështesin dhe përkrahin zhvillimin e vendit.
Zonja Blair u shpreh gjithashtu se Shqipëria ka shënuar arritje të mëdha në vitet e fundit, duke theksuar se reformat e qeverisë shqiptare dhe progresi i Shqipërisë kanë qenë të jashtëzakonshme.
Kryeministri Berisha i uroi zonjës Blair mirëseardhjen dhe e falënderoi për mbështetjen dhe përkrahjen që zonja Blair dhe Fondacioni që ajo kryeson i ka dhënë shumë nismave të rëndësishme të ndërmarra nga Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”.
Gjatë takimit, Kryeministri Berisha e njohu zonjën Blair me reformat e qeverisë shqiptare në të gjitha fushat.
Më pas Zonja Blair vizitoi Presidencën ku u takua me Zonjën e Parë e Republikës së Shqipërisë, Teuta Topi.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, Zonja e Parë, Teuta Topi dhe zonja Blair kanë bashkëbiseduar përzemërsisht mbi aktivitete të ndryshme të bamirësisë e të ndihmesës për kategorinë e njerëzve në nevojë si dhe për problemet e grave në vendet e tyre.
Zonja Topi e ka njohur zonjën Blair me situatën dhe vështirësitë që ndeshin gratë në zonat rurale në Shqipëri si dhe me përpjekjet e tyre të përditshme mes angazhimeve të punës e familjes.
Nga ana e saj, zonja Blairr e përgëzoi Zonjën Topi për kontributin e saj në këto aktivitete si dhe e siguroi për bashkëpunime të frytshme në projekte konkrete në të ardhmen.
(d.b/BalkanWeb)