E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kanosi fqinjin për pronën, prangoset 36 vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë nën pranga një 36- vjeçar i cili akuzohet se ka kanosur fqinjin e tij për shkaqe pronësi. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se dje në orën 11:00, në fshatin Juban të Komunës Guri i Zi në Shkodër, si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Pjetër Paloka, 36 vjeç, lindur e banues në fshati Juban. Sipas të njëjtave burime, arrestimi i tij u bë pasi, në orët e para të mëngjesit dyshohet e pas një konflikti për motive pronësie, ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, Ndoc M., 40 vjeç. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të forcave policore, është bërë i mundur parandalimi i krimit si dhe janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 me një krëhër fishekë të vendosur në të dhe dy gëzhoja. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale, si dhe u bë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes në fjalë, ndërsa materialet në ngarkim të shtetasit Pjeter Paloka, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale Vrasje me dashje e mbetur në tentative dhe Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›