E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapen 24 kg drogë, arrestohen 2 vëllezër

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 24 kg drogë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesit e saj. Vëllezërit Petrit dhe Aleks Frroku përkatësisht 30 dhe 23 vjeç janë arrestuar nga blutë e Shkodrës pasi gjatë kontrollit të ushtruar ne banesën e tyre në fshatin Bonjet, u sekuestrua 24 kg marijuanë.
Sipas policisë droga u gjet në një ambjent që përdorej si stallë bagëtish, pranë banesës se tyre, dhe ishte e vendosur në disa thasë plasmasi.
Gjithashtu po në këtë ambinet, ku ishte fshehur lënda narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një rrotë fitil zjarrpërcjellës si dhe 6 kapsolla detonatore.
Ndërkohë materiale i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe " Mbajtje pa leje municionit luftarak".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›