Shkodër, kazanët e plehrave digjen në qytet
SHKODËR- Djegia e mbeturinave urbane së bashku me kazanët ku ato hidhen, është kthyer në një problem shqetësues për drejtuesit vendorë të Shkodrës por edhe qytetarët. Ndonëse bashkia dhe drejtuesit e saj kanë reaguar duke paralajmëruar ndëshkime për ata qytetarë që djegin kazanët e vendosur për hedhjen e mbeturinave urbane të qytetit, fenomeni vazhdon të jetë i pranishëm.
Paraditen e djeshme është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të shuar zjarrin që persona të paidentifikuar i kishin vënë kazanëve të mbeturinave në afërsi të shkollës "Ali Laçej"në lagjen Perash.
Përveç dëmtimit të pronës publike, siç janë kazanët e blerë vetëm pak muaj më parë me paratë e taksapaguesve, flakët kanë rrezikuar automjetet e parkuara në anë të rrugës pranë kazanëve që digjeshin si dhe linjat elektrike e kabllot përcjellëse.
Zjarrfikëset që kanë bërë izolimin e zjarrit dhe shuarjen e tij, ndërsa kazanët kanë dalë jashtë funksionit. Shefi i repartit të zjarrfikëseve, Ilir Kopliku, apelon për qytetarët që të reagojnë ndaj veprimeve të individëve të tillë duke mos i lejuar .