Banda shqiptare e vilave filmonte grabitjet
02/05/2009 Grupi prej 12 shqiptarësh i cilësuar si tmerri i Veriut të Italisë vidhte gjithçka
Kokainë dhe ecje me 240 km në orë, filmimet i vetëakuzojnë “aktorët”
Të dhunshëm, të rrezikshëm e të gatshëm për gjithçka, por mbi të gjitha të bindur se nuk mund të ndaleshin nga askush. Të tillë e përshkruan media italiane një bandë shqiptare prej 12 personash që grabiste vila (aparate fotografike, kompjuterë, para, bizhuteri, makina) e dërgonte prostituta në vendin e tyre, por gjithçka që bënin ata e filmonin, duke dokumentuar kështu aktivitetin kriminal. Kthenin kamerat nga fytyrat e tyre prej krimineli dhe me armë në duar si në filmat West mësynin në vilat e Italisë së Veriut, duke bërë kërdinë. Kasetat filmike u kthyen kështu në një provë të fortë, të mbledhur nga vetë ata, për t’i akuzuar drejtpërdrejt. Sipas medias italiane, grabitjet kanë ndodhur në zonat S. Vito, S. Maria del Giudice, S. Gennaro, Gragnano, Borgonuovo, Massarosa, S. Miniato, Larciano dhe Montecatini. Për momentin në pranga kanë rënë Shkëlzen Vellku, 38 vjeç, i njohur si kapoja i bandës, Alen Thana, 20 vjeç dhe italiani Luigi Scognamiglio, 36 vjeç. Ndërkaq, dy shqiptarë të tjerë arritën t’ia mbathin gjatë operacionit dhe janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., 57 vjeç, u gjet një sasi e madhe e sendeve të grabitura. Banda grabiste aparate fotografike, kompjuterë, para, bizhuteri dhe praktikisht ç’t’u dilte para, mjaftonte që të mos kishin vështirësi në transport. Edhe makinat e shtrenjta ishin një tjetër objektiv, ndërsa vilat që vidheshin ishin luksoze. Banda përbëhej edhe nga pak italianë dhe kishe bazën në Veri të Italisë. Pasi grabiste vilat dhe i filmonte e fotografonte vjedhjet, banda i dërgonte paratë e përfituara në Shqipëri, duke i investuar atje. Ata pinin alkool, i drejtonin qytën e armëve personit që i filmonte ose fotografonte dhe pasi vijonin të konsumonin dozat e tyre me kokainë, nuk ngurronin të ecnin me 240 kilometra në orë në autostradë.
M. Mullai