Burgu 313, fillojnë aplikimet për pajisjen me karta identiteti
02/05/2009 Garantohet pajisja me karta e të gjithë të burgosurve
Edhe të burgosurit do të pajisen me karta identiteti. Burime pranë burgut 313-të bëjnë të ditur se kanë filluar në këtë institucion aplikimet e para për marrjen e kartës së identitetit. Të gjithë të dënuarit që kanë moshën mbi 18 vjeç do të pajisen me karta dhe do të jenë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të datës 28 qershor. Ndërkohë sipas burimeve nga Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të filluar aplikimin për karta edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit në rrethe. Të gjithë të dënuarit dhe paraburgosurit do të paguajnë nga 200 lekë të reja për të marrë kartën e identitetit. Ndërsa brenda institucionet kanë vajtuar punonjëset e gjendjes civile të caktuara për të bërë këtë punë. Për të dënuarit dhe paraburgosurit është më e lehtë pajisja me kartë. Ata nuk kanë nevojë të pajisen me certifikatë për t’u identifikuar, ndërkohë që vet drejtoria përkatëse e burgut ka listën me emrat përkatës dhe gjeneralitetet e nevojshme. Për Drejtorinë e Burgut nuk do të ketë neglizhenca në këtë drejtim. Të gjithë do të jenë pjesë e aplikimit dhe të gjithë do të marrin pjesë në votime si e drejtë themelore e njeriut. Vet të dënuarit e kanë kërkuar pajisjen me karta identiteti duke treguar në këtë rast gatishmërinë për të marrë pjesë në zgjedhje. Por drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, është shprehur se ka lënë të gjithë porositë për të përfunduar në një kohë sa më të shkurtër aplikimi për karta në të gjithë burgjet. Ky proces pritet që të harxhojë fare pak kohë me qëllim përfundimin para zgjedhjeve.
A. Çuka