E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kërcënuan një biznesmen, 5 në pranga

Policia e Shkodrës nësajë të opereacionit të koduar “ëndrra për milioner” ka bërë të mundur goditjen e një grupi criminal dhe arrestimin e 5 adoleshentëve. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit G. G., 16 vjeç, E. K., 16 vjeç, F. Gj. 16 vjeç, D. N., 17 vjeç, dhe Ded Shkambi, 18 vjeç.
 

Sipas policisë adoleshentët në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë vendosur një bizesmeni nga qyteti i Shkodrës një gjobë prej 80.000 Euro, duke e kanosur atë seriozisht për jetën.

Kapja në flagrancë e adoleshentëve, u bë e mundur në kohën që ata do të merrnin shumën e eurove të kërkuara, ku në cilësine e provës materiale janë gjetur e sekuestruar 6 telefona celulare te markave te ndryshme, 1 motorrçiklete tip « Piazho », 1 armë zjarri Pistolete tip « Zastava » një sasi fishekesh si dhe 1 maskë.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 5 adoleshentëve i kanë kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të " Shtrëngim me anë të kanosjes, e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve luftarake, e kryer në bashkëpunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›