Shkodër, komuna Shalë, fiton Balë Vuksani

Me dy vota diferencë, zgjedhjet në Komunën Shalë i ka fituar kandidati i majtë Balë Vuksani. Pas numërimit sa i takon pesë qëndrave të votimit, kandidati i “Aleanca për qytetarin”, Dedë Tonaj ka tërhequr 642 vota ndërsa ai i “Aleanca për të ardhmen”, Balë Vuksani, 644 vota.
Procesi i votimit u mbajte një ditë më parë në orën 07.45 minuta, dhe u zhvillua në pesë qendrat e votimit. Komuna Shale ka 2800 zgjedhës me të drejtë vote.