Shkodër. Krimi në familje ,babai vret me çifte djalin 27-vjeçar
MALESI E MADHE- Një tjetër krim i rëndë brenda familjes është shënuar në Shkodër. Babai ka vrarë me armë zjarri djalin e tij 27-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme në fshatin Sterbec të Malësisë së Madhe.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja tronditëse ka ndodhur në banesën e familjes Lula, ku pas një debati Marashi ka qëlluar me çifte të birin Edmondin 27-vjeç duke e lënë të vdekur në vend.
Nga dëshmitë e para mësohet se, i ati i viktimës, ishte i alkolizuar prej vitesh dhe kjo kishte çuar edhe në debate të herë pas hershme mes tyre.
Ndërkohë nga fqinjë të familjes Lula mësohet se në banesë në momentin e krimit, nuk ndodhej njeri tjetër përveç Edmondit dhe Marashit, pasi çifti Lula ishte ndarë dhe nëna e Edmondit jetonte në Greqi bashkë me një nga fëmijët.
Policia ka mundur të arrestojë babain vrasës, ndërkohë që motivet që e shtynë atë të vrasë djalin mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ka nisur menjeherë punën për zbardhjen e krimit që pasditen e sotme tronditi qytetin e Shkodrës.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rrogozhinë, vret të fejuarën shtatzënë, më pas vetëvritet