E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në sheshin “Skënderbej”



Shtëllunga tymi kanë përfshirë sheshin “Skënderbej”, si pasojë e një zjarri, që nisi pas marrjes flakë të disa gomave të makinave të vjetra. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë filluar nga puna për fikjen e tij. sipas policisë, një grup artistësh po punonin për të ndërtuar një projekt. Ata po e ndërtonin duke përdorur goma automjetesh, kanata dritaresh si edhe me masa katrore polisterol ose e njohur ndryshe si “bukë peshku”. Sipas dëshmitarëve, ka qenë një fëmijë që është afruar dhe i ka vënë flakën zjarrit, duke u larguar më pas me vrap.

Flakët janë përhapur menjëherë si pasojë edhe të materialit, duke shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi, të cilat janë ngritur në qiell. Por, pas lajmërimit të zjarrfikëseve, flakët janë shuar shpejt. Ndërkohë, pranë hotel “Dajtit” ka marrë flakë edhe një pemë, e cila është shuar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›