E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ndiqet për tu vrarë 50 vjecari, policia në kërkim të autorëve

>Sërish skenë Ëesternnë qytetin e Shkodrës. Rreth orës 13:00 të ditës së djeshme,  në një kryqëzim afër shkollës Pyjore, një person është ndjekur për tu vrarë, por që fatmirësisht ka ashpëtuar ai dhe kalimtarët e rastit, të cilët gjithashtu janë rrezikuar.  Dy persona, të cilët kanë qenë në një autoveturë tip Mercedes kanë qëlluar në drejtim të një personi, i cili ndodhej në një makinë tip Fiat Tipo. Agresorët kanë shtënë disa herë me pistoleta, por mrekullisht i piketuari për tu vrarë nuk ka marrë asnjë goditje. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, automjeti Tipo ka qenë i drejtuar nga një 50- vjeçar dhe afër tij është ndaluar Mercedesi duke i zënë krahun e rrugës. Prej makinës, e cila ka zënë pritë, ka dalë një person jashtë dhe ka qëlluar me armë disa herë, por plumbat kanë kapur pjesën e pasme të makinës, dhe nuk i kanë shkaktuar asnjë dëmtim personit, i cili ka dalë menjëherë nga automjeti dhe është larguar me vrap, duke e braktisur atë. Por të dy personat që e kanë ndaluar dhe qëlluar, i janë vënë pas dhe kanë shtënë në vrapim e sipër, por edhe kësaj rradhe viktima e piketuar për tu vrarë nuk ka marrë goditje, duke pasur shumë fat. Por jo vetëm ai, por edhe kalimtarë të rastit që ndodheshin aty pranë dhe që kanë rrezikuar shumë nga të shtënat e dy personave, të cilët nuk kanë mundur të ndjekin më viktimën e tyre. Policia ka arritur menjëherë në vendin e Ëestern-it dhe kanë nisur hetimet në lidhje me identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje tepër të rrezikshme, por që u nda pa asnjë viktimë, përveç faktit të tmerrit të kalimtarëve dhe banorëve të lagjes. Policia nuk jep akoma të dhëna, por pohon se për këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona në polici, për të dhënë shpjegime ose si të dyshuar se kanë lidhje me këtë lloj ndjekje për të vrarë 50- vjeçarin e Fiatit Tipo. Policia ka nisur aksionin për të kapur edhe autorët e krimit, duke mos bërë të ditur se kush janë ato dhe dyshimet bien mbi një ngjarje që në bazë ka hakmarrjen ose histori të ngjashme me këtë version. Nuk është hera e parë që në Shkodër ndodh që të qëllohet në rrugë dhe viktima të ndiqet në këtë mënyrë. Kanë ndodhur edhe vrasje të tilla, por kësaj radhe i dizenjuari për tu vrarë megjithëse drejt tij janë shtënë mbi 10 herë, nuk ka marrë asnjë goditje. Ndërsa viktima e parë e këtij viti është shënuar në Vig Mnelë, ku një 32- vjeçar ka mbetur i vrarë në vend nga një pritë e ngritur posaçërisht për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›