Dhuna dhe mashtrimi mediatik
>Bedri ÇOKU
Një pjesë e Mediave në Shqipëri, fatkeqësisht, s janë as private e as të majta, por gjenetikisht komuniste. Sepse ato u ndërtuan e po përdoren, nga ata, të cilët u lindën e u rritën politikisht me ideologjinë komuniste, e cila sundoi gjysmë shekulli në Shqipëri. Në Perëndim ka media private, që janë pronë e njerëzve që i shërbejnë ideologjive të majta, por kurrsesi mentaliteti i tyre nuk është i dhunës, i mashtrimit, i gënjeshtrës, si砠 ndodh turpërisht me mediet tona. Sepse të përqafosh ideologjinë e së majtës, nuk do të thotë, domosdoshmërish, të jesh i dhunshëm, mashtrues dhe gënjeshtar. Dhuna, mashtrimi dhe gënjeshtra janë mjete të ideologjisë komuniste. Kjo u vërtetua katërçipërisht në të gjitha vendet ku sundoi kjo ideologji. Të majtët perëndimor janë distancuar qyshkur nga ideologjia staliniste-komuniste, e cila ka si lajtmotiv të veprimtarisë së saj moton: Gënje, gënje se diçka do të mbetet!. Krahasuar me vlerat morale të shoqërisë kapitaliste e të shtetit demokratik, ku përgjithësisht synohet të bëhet më e mira, më e drejta e më e dobishmja për forcimin e shtetit e të ekonomisë kombëtare, këtu tek ne ndodh, thuajse në çdo rast, e kundërta... Në shoqëritë demokratike, forcat politike nuk përkrahen, kurrsesi, për të marrë timonin e drejtimit të shtetit, duke mashtruar, gënjyer, apo duke shtrembëruar të vërtetat për kundërshtarin, ndërkohë që, në mediat tona, ditët fillojnë e mbarojnë vetëm me thashetheme e shpifje të neveritshme. Rrallë herë, për të mos thënë kurrë, mund të dëgjosh a lexosh prej ndonjë politikani apo analisti, që ndodhet i pozicionuar në njërin krah të politikës, i cili, nisur nga parimi që Të gjithë jemi për një qëllim!, pranon sinqerisht punën e mirë të qeverisë apo të partisë së drejtuar nga kundërshtarët e tij politikë.(Të pashlyera janë në kujtesën e të gjithëve prononcimet tipike të Gjinushit, për të cilat ky politikan mbahet mend, sepse nuk ka pohuar asnjëherë diçka pozitive në favor të kundërshtarëve të tij politikë. Sidomos për rastet, kur gjërat preken e pohohen nga të gjithë, si të realizuara e pozitive, ai jo vetëm që i mohon ato ligësisht në mes të ditës, por edhe i nxin e i deformon në mënyrë skandaloze). Nëse dikur kjo dhunë morale bëhej me anë të forcës detyruese të diktaturës shtetërore, sot bëhet me anë të mediave të shumta nga zotëruesit e moralit të dhunshëm. Si unë, besoj ka shumë shqiptarë të tjerë që e respektojnë politikanin apo analistin, i cili, edhe pse ndodhet në spektrin tjetër politik, vlerësohet për principet demokratike e kombëtare, pse jo, edhe votohet për këto merita. Sepse demokracia, në fund të fundit, andaj është e mirë, e shëndetshme, ngase të jep mundësinë të jesh i lirë për të zgjedhur alternativën apo njeriun e kuvetshëm në zbatimin e parimeve demokratike e atdhetare... Në të kundërtën, si në çdo vend tjetër demokratik, ku sundon morali i vlerave alternative e kombëtare, politikanët mashtrues e gënjeshtarë, padyshim, shpallen komunistë e të jashtëligjshëm... Vini re çndodh në Shqipëri me njerëzit të paraqitur gjasme si përfaqësues të së majtës shqiptare, progresive dhe properëndimore, terma me të cilat ata kanë qejf të identifikohen, përditë e kudo, sa herë u jepet mundësia të kenë në dorë mikrofonin. Si njerëz që vuajnë nga kompleksi i fajësisë të të parëve, apo mungesa e guximit për të qenë të sinqertë në dënimin e së kaluarës, ata shfaqen gjithmonë me dy fytyra. Edhe demokratë progresistë, edhe mbrojtës të krimeve dhe kriminelëve. Kush i ka ndaluar ata të bëjnë detyrat e shtëpisë që ua përcakton Evropa demokrate dhe progresiste, lidhur me dënimin e krimeve të diktaturës? Askush. Sepse ishin tetë vjet në pushtet dhe nuk u shkoi kurrë ndërmend të përmendnin të paktën formalisht diktaturën komuniste. Apo të kthenin pronat e pronarëve të ligjshëm si një detyrim kushtetues të hartuar e miratuar në Kushtetutën e tyre të vitit 1998; kush i ndaloi të dëmshpërblenin të burgosurit politikë, për të cilët miratuan një ligj qesharak, vetëm për ti treguar elektoratit të tyre se sa i urrenin armiqtë e klasës... Por edhe kur demokratët miratojnë dënimin e krimeve të komunizmit dhe dëmshpërblimin e të burgosurve politikë, ata faqezinj dalin nga Parlamenti, sikur të ishin anëtarë të parlamentit klasor të Diktaturës...Fatkeqësia e parë për ta është sepse ende nuk kanë njohur veten dhe nuk kanë kuptuar që, të bësh politikë në një shtet demokratik, nuk është e kollajshme, si në kohën e paraardhësve të tyre, të cilët, edhe pse zbritën nga malet me kërrabën e bariut, apo me vesin e hajdutit, qeverisën vendin disa dekada: Me hu e gërnetë, siç e kishte zakon të shprehej një nga kriminelët më të tipik të atij regjimi. Por, ama, atëherë ishte dikush që i mësonte dhe i mbështeste të sundonin me terror e grabitje. Ishte dikush që u rrinte mbi kokë për të mos i lenë tu ikte dëshira për të shfarosur bashkëkombësit e tyre, nëse donin të sundonin. E pra, ishte pikërisht ai që i urdhëroi dhe i mashtroi, duke i rreshtuar si partizanë gjatë Luftës së Dytë Botërore për tu mësuar vëllavrasjen, nëse donin të sundonin Shqipërinë. Ndërsa vetë ata mësues, fërkonin barkun nga kënaqësia teksa shikonin shqiptarët që vriteshin me njeri-tjetrin për idealet dhe qëllimet e të tjerëve...Fatkeqësia e dytë është sepse, ngaqë sunduan shumë gjatë, ashtu siç mund të sundojnë barinjtë dhe hajdutët në pushtet, këtyre iu mbush mendja se paskan qenë pikërisht këta që u lindën për të sunduar përjetësisht Shqipërinë. Si një tokë të pushtuar njëherë e përgjithmonë! Ndaj e kanë të rëndë, madje fyerje po tu thuash se nuk është më koha e tyre për të qeverisur Shqipërinë, pasi në regjimin komunist sunduan si xhelatë ndaj bashkatdhetarëve dhe si të tillë, duhet të ndëshkohen, ose të dalin para popullit kokulur për të kërkuar falje! Mirëpo, është kompleksi i fajtorit, i njeriut pa personalitet, i cili përuljen njerëzore para së Vërtetës e quan të rëndë dhe diskriminuese. Sepse, ligësia, është binjake me injorancën. Ndaj populli me të drejtë thotë se: Qytetar apo fisnik bëhesh vetëm pasi fisi yt të ketë kaluar shtatë breza! Prandaj këmbëngulja kaq e madhe e të majtëve tanë komunistë, për të plotësuar 7 brezat në pushtet, është atavizëm qysh nga koha e sundimtarëve komunistë...
Mirëpo, atavistët (ambiciozë të jashtëzakonshëm për pushtet e para), me propagandën e tyre të shfrenuar na shiten edhe përparimtarë e demokratë të zjarrtë, si të rinj madje, me mentalitet të ri perëndimorë, por ama, të gatshëm për të filluar luftën, sapo tu kërkohet dënimi i së kaluarën antidemokratike e kriminale të sundimtarëve komunistë. Të kujtojnë egërsisht e me arrogancë rebelimin e dhunshëm me anë të të cilit u rikthyen në pushtet më 1997. Por, pa përmendur në këtë rast enkas, ndihmën e paçmuar të miqve të tyre përjetësisht antishqiptarë... Edhe pse u rikthyen në pushtet, atëherë, më 1997-tën, në kushte të reja pluraliste, me kufijtë të hapur, me miq të fuqishëm perëndimorë, ndryshe nga ata të dikurshmit, internacionalistët e diktaturës, megjithatë, edhe në këto kushte ata nuk deshën të tregonin, paksëpaku, as zgjuarsi, as zemërgjerësi shqiptari, për të bërë një punë të mbarë, qoftë edhe formalisht, të ngrinin për herë të parë në Shqipërinë postkomuniste Institucionin e Faljes, me anë të të cilit të rivlerësonin të kaluarën e tyre barbare, por edhe të dënonin mënyrën se si e rimorën pushtetin, përsëri me moton komuniste... ...vetëm nga gryka e pushkës... njëlloj si të parët e tyre. Madje, me këtë rast, ndoshta, me rastin e vetëm diamant - që historia ua hodhi përsëri në dorë, si një vetëtimë në qielli pa re, falja, drejtuar shtresave të sapodala nga ferri dantesk, i ndërtuar prej paraardhësve, do të ishte hapi i parë e i domosdoshëm i një politike të re, me vlera të jashtëzakonshme kombëtare e demokratike: Dmth., pa politikën e kompleksit të luftës klasore ndaj antikomunistëve fitimtarë!... Por ata larguan nga puna qindra e mijëra syresh dhe demokratë që Partia Demokratike i kishte stabilizuar, mirë a keq, gjithsesi në kushtet e një Shqipërie pas shembjes së një regjimi gjakatarë, rrënjët e të cilit kullonin en