E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vret veten me çifte 18 vjeçarja

Një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mali Jushit, komuna Bushat Shkodër, ku shtetësja Xhoana Qarraj( Shullani), 18 vjeç ka vrare veten me armë gjahu, çifte. Mësohet se Qarraj ishte e martuar pa bërë celibrimin me shtetasin A. Shullani, 24 vjeç.
 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, ku u kryen veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe u sekuestrua arma gjahut çifte (në pronësi të shtetasit Martin Shullani, vjeç 48, vjehrrit të viktimës, i cili pretendon se armën e mban me leje), ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të vetvrasjes si dhe verifikimi i lejes se armes gjahut.
 

Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqsor Shkoder per vepren penale "Shkatimit te vetvrasjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›