E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen 5 te akuzuarit e Hamallajt

DURRES - Gjykata e Durresit vendosi te gjykohen ne gjendje te lire 5 te ndaluarit si organizatore te protestave te dhunshme ne Hamallaj. Te arrestuarit u liruan diten e djeshme por ata do te jene te detyruar te paraqiten nje here ne jave para organeve te rendit. Mbi 5 te pandehurit Abedin Rustemi Edi Qemani Alfred Uka Mentor Cekrezi dhe Indrit Pema rendon akuza e grumbullimit te paligjshem dhe ushtrimit te dhunes ndaj forcave te rendit dhe atyre te inspektoratit ndertimor. Edhe prokurori Luan Maraj qe merret me hetimin e kesaj ceshtjeje ka qene dakord me vendimin e gjykates madje ka qene ai qe ia kerkoi gjykateses se ceshtjes. Te akuzuarit per protestat e dhunshme ne Hamallaj ndodheshin ne paraburgim qe prej disa muajsh qe banoret e kesaj zone i bene aksionit te Inspektoratit Ndertimor per prishjen e shtepive te tyre. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›