E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, rritet niveli i ujit, policia bllokon hyrjen në Dajc

SHKODER- Përkeqësohet situata në zonat e përmbytura të Shkodrës. Shkarkimet nga hidrocentralet kanë fryrë ndjeshëm nivelin e ujit duke bllokuar rrugën që të con në komunën Dajc.Korrespondentja e News24 raporton nga Shkodra se policia ka ngritur një postbllok në hyrje të komunës Dajc duke mos lejuar hyrjen e banorëve në banesat e tyre.Drejtori i Policisë së qarkut Shkodër ,Vullnet Topalli thekson se masat janë marrë për të shmangur rrezikun që u kanoset banorëve , ndërsa bën të ditur se është rritur numri i evakuimeve.Policia po mundohet të bindë, madje edhe të deytrojë banorët të lënë banesat e tyre.Mësohet se transportimi po bëhet me mjetet e policisë nga komuna Dajc drejt Shkodrës, qoftë pranë familjarëve të tyre apo në Hotel Turizi që është në dispozicion të plotë për të akomoduar të prekurit nga përmbytjet.Shkodër, 4816 hektarë tokë e 870 banesa nën ujëShtabi i Emergjencës në Shkodër ka bërë publike mbrëmjen e sotme të dhënat më të fundit pas përmbytjeve që kanë përfshirë zonën e Shkodrës. Sipas këtyre të dhënave, është 4816 ha tokë e gjithë siperfaqja e përmbytur në të gjithë rrethin e Shkodrës, zona te cilat nisin që nga periferia afër qytetit deri në ato të NënShkodrës ku përfshihen dhjetra fshatra të 7 komunave.Ndërkaq të izoluara nga uji gjenden 870 banesa në të gjithë qarkun. Deri tani janë evakuar 227 familje duke shtuar këtu edhe 120 persona të komunitetit rom të Shkodrës. Sipas innformacioneve më të fundit nga Shtabi i Emergjencave civile në qarkun e Shkodrës më problematike mbetet komuna e Dajcit ku 1800 ha tokë janë të përmbytura nga uji , në komunën Bërdicë 1200 ha tokë, në komunën Ana e Malit 741 ha tokë, ku problematik mbetet fshati Obot, në komunën Bushat 650 ha, në Velipojë 300 ha, në bashkinë Shkodër zonat periferike 300 ha tokë, në komunën Gur i Zi 110 ha tokë dhe në komunë rrethinë 15 ha tokë.Në gjithë zonën numërohen 870 banesa të përmbytura, në periferinë e qytetit janë 140 banesa nën ujë, komuna e Dajcit numëron 600 banesa përmbytura, ndërsa Komuna Ana e Malit nuëmron 130 banesa.Lidhur me evakuimin e banorëve deri tani numërohen 227 familje të evakuara kryesisht nga zonat periferike të Shkodrës, nga komuna e Dajcit, Bushatit dhe Ana e Malit. Kësaj pjese i shtohen edhe 120 persona të komunitetit rom, burra gra fëmijë nga zonat periferike të Shkodrës, ku gratë dhe fëmijët janë stabilizuar pranë qendrës “Motrat zvicerane” ndërsa burrat janë vendosur në ish repartin ushtarak të Rrenzit.Topi: Evakuim urgjent për të shmangur rrezikunPresidenti i Republikës Bamir Topi i shoqëruar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë si dhe drejtues të pushtetit vendor ka inspektuar zonat e mbuluara nga uji në Ishull Lezhë dhe Dajc të Shkodrës. Kreu i shtetit , njëherësh edhe kreu i Forcave të Armatosura ka kërkuar nga banorët evakuimin e mënjehërshëm për shkak të situatës , e cila sipas tij nuk paralajmëron asgjë pozitive në ditët në vijim.Gjatë takimit me Shtabin e Përgjithshëm në Dajc, kreu i shtetit pranoi se shkarkimet po vijnë duke u shtuar cka rrit rrezikun për banesat dhe familjarët e tyre.“Këtu është situatë akute e cila ka nevojë që të trajtohet me shumë realizëm. Gjërat nuk janë në dorë të fatit por në dorë të institucioneve dhe autoriteteve. Të gjithë banorët e zonës kanë marrë apele për evakuim. Situata do të vijë duke u përkeqësuar përsa i përket sasisë së ujit. Fillimisht duhet të evakuohen fëmijët, gratë, të moshuarit” u shpreh Topi.Presidenti pohoi se strukturat e shtetit janë të sinkronizuara ndërkohë që nënvizoi se gjithçka duhet të përballohet me maturi në bashkëpunim mes drejtuesve vendorë dhe banorëve.Domosdoshmërinë për evakuim, presidenti e ka shprehur edhe për banorët e zonave të Lezhës ndërsa ka mbështetur ushtrinë dhe median për ndihmën që po u japin banorëve të zonave tashmë të zhytura tërësisht nën ujë.Berisha: NënShkodra duhet të evakuohet me cdo kushtKryeministri Berisha mbledh ministrat e kabinetit qeveritar në një mbledhje të jashtëzakonshme për situatën e krijuar në qarkun e Shkodrës si rezultat i përmbytjeve nga reshjet dhe shkarkimi i Hidroventraleve.Kryeministri urdhëroi krijimin e Komitetit të Emergjencës Civile. Komiteti do të koordinojë me autorietet vendore të gjithë procesin e evakuimit nga kjo zonë.“Nuk është kurrë në natyrën time të lëshoj nota pesimiste por nuk mund të mos paralajmëroj situatën. Kemi 10 ditë shi pa ndërprerje. Detyra jonë është që të parandalojmë katastrofën. Kjozonë duhet të evakuohet”-nënzivoi kryeministri Berisha.Sipas tij prurjet krahasuar me dje janë dyfishuar. Nuk janë shumë të larta- sqaroi Berisha por janë dyfishuar dhe “duhet të përgatitemi për të gjitha situatat.Sigurimi i jetës së njerëzve është kryesore”- theksoi kryeministri Berisha.Më tej ai i bëri thirrje të gjithë komunave të Shkodrës të solidarizohen të ndihmojnë me mundësitë e tyre. Kreu i qeverisë shtoi se qytetarëve të evakuar do tu siguroheshin kushtet e jetesës më optimalet e mundshme.Berisha bëri thirrje për një rishqyrtim të situatës dhe të gjendjes në tërësi të argjinaturave, ndërsa informoi se ministria e Energjetikës dhe KESH ka mbledhur ekspertët më të mirë. “Kërkoj ekspertizë ndërkombëtare dhe ju garantoj se ka ndjekje të përorëshme të situatës. Manovrimi i situatës, ka qenë për të ulur maksimalisht rrezikun e mbingarkimit të liqenit dhe digave dhe të zvogëlojnë në maksimum përmbytjet.”Berisha i kërkon Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami hartimin e planit të evakuimit total të gjithë zonës.Shtabi i Përgjithshëm të kompletojë me shpejtësi planin e evakuimit total të njerëzëve dhe gjësë së gjallë” . Më tej i kërkoi ministrit Ruli që të gjitha bordet e kullimit të përqëndrohen në zonën e Shkodrës, Kurbinit, Vjosës. “Të vijnë nga të gjitha rrethet ku nuk ka një rrezik eminent”Min.Mbrojtjes: Forcat e Armatosura kanë rritur intensitetin e punimeveNë një njoftim të saj Ministria e Mbrojtjes deklaron se Forcat e Armatosura kanë rritur intensitetin e punimeve në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë. Forcat dhe mjetet ushtarake kanë vazhduar punën për përforcimin e argjinaturave, evakuimin e popullsisë në zonat e përmbytura dhe transportin e mallrave.Në njoftim thuhet se në zonën e operacionit janë angazhuar 190 forca dhe dhjetëra mjete. Gjithashtu në Batalionin e Reagimit të Shpejtë në Shkodër kanë mbërritur 17 forca nga FSK-ja e Kosovës, të cilët janë angazhuar në ndihmë të popullsisë civile.Brigada e Reagimit të Shpejtë është angazhuar gjatë ditës së sotme me 118 forca dhe 25 mjete. Në zonën e Dajçit janë kryer evakuime të banorëve të rrezikuar dhe materialeve të ndryshme, ndërsa në Samrisht kanë bërë bllokimin e argjinaturës së dëmtuar. Janë evakuar disa banorë dhe 27 bagëti. Janë vendosur 600 thasë me rërë për të bllokuar çarjet e pritave.Shkoder, 3800 ha toke e permbytur, 350 banesa nen uje Janë 3800 ha tokë të cilat vazhdojnë të jenë të përmbytura nën ujë në të gjithë qarkun e Shkodrës. Në mbledhjen e sotme të Shtabit të Emergjencës janë dhënë shifra mbi dëmet e mëdha që janë shkaktuar në këtë qark për shkak të shkarkimit të ujrave të tre HEC si dhe për shkak të reshjeve dhe shtrëngatave të shiut që vazhdojnë pa ndërprerje në të gjithë Shkodrën. Pritet të ketë një tjetër rritje të nivelit të ujit ndërkohë raportohet se mbi 350 banesa janë tashmë të mbushura me ujë.Konretisht në bashkinë e Shkodrës janë 140 shtëpi në rrezik përmbytje. Uji tashmë ka hyrë në katin e parë të tyre. Në fshatin obot janë 140 shtëpi të përmbytura, në komunën Dajc janë 70 shtëpi, 5 shtëpi janë të përmbytura në fshatin Dushk të Komunës Ana e Malit, 7 shtëpi të përmbytura në Arrën të komunës Bushat.Forcat e armatosura kanë vijuar gjithë natën evakuimin e banorëve dhe të gjësë së gjallë nga fshatrat e komunës së Dajcit dhe Obot, dy zonat më të rrezikuara nga përmbytjet.Pavarësisht apelit të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të prefekturës për një evakuim sa më të shpejtë, banorët vazhdojnë të rezistojnë. Nga shifrat e raportuara sot në mbledhjen e shtabit të emergjencës janë evakuar nga fshati Obot 30 familje, 130 familje nga 460 që banojnë në komunën Dajc janë evakuar. Nga fshati Arrëz janë evakuar 7 familje, 5 familje janë evakuar nga Bërdica, 30 familje të komunitetit rom, banorë të lagjes Bahcallëk në hyrje të Shkodrës janëevakuar. Mësohet se familjet nuk kanë pranuar të strehohen në vendet që ka caktuar qeveria për strehimin e tyre por kanë preferuar të strehohen te të afërmit.(s.g/m.a/e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›