E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, sekuestrohen 165 kg kanabis, prangosen 2 poseduesit

Gjatë një operaciont të policisë së Malësisë së Madhe të mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Qarkut të Shkodrës janë sekuestruar 165 kg lëndë kanabis sativa, si dhe janë arrestuar 2 poseduesit e saj, të cilët po tentonin që këtë sasi lënde narkotike ta çonin me anën e liqenit të Shkodrës në kufi me Malin e  Zi. Kështu, janë prangosur nga blutë e Shkodrës, Flori dhe Kristian Rama për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike të kryer në bashkëpunim. Dy të rinjtë nga fshati Goshaj të komunës së Kastratit kanë tentuar që me anën e një varke në liqenin e Shkodrës të transportojnë 165 kg kanabis, për ta çuar atë në kufirin e Malit të Zi. Por varka është bllokuar nga patrulla e kufirit në Malësinë e Madhe dhe aty kanë kapur në flagrancë 21- vjeçarin Flori Rama, por menjëherë janë nisur edhe afektivat kundër krimit të organizuar dhe si pasojë janë kontrolluar banesat e të dyshuarve. Informacionet kanë vërtetuar se në varkë, Flori Rama kishte qenë së bashku me Kristian Ramën, i cili është kapur mbas disa orëve të prangosjes së të afërmit të tij. Në këtë rast është bllokuar sasia e lëndës narkotike, dhe një automjet që ka bërë transportin deri në buzë të liqenit. Policia dyshon se ka të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari, ku të rinjtë ishin vetëm transportuesit e lëndës kanabis sativa, për në republikën fqinje të Malit të Zi. Në këtë mënyrë edhe pse ka kontrolle të vazhdueshme, përsëri kultivatorët dhe trafikuesit e lëndës në fjalë nuk po ndalen së ushtruari këtë veprimtari krejtësisht të paligjshme, dhe që ka sjellë si pasojë shumë të arrestuar në qarkun e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›