Pasolini poeti i hirit, nesër në Bibliotekën Kombëtare
Pier Paolo Pasolini do të jetë protagonist i shumë aktiviteteve të organizuara nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, të cilat priten të zhvillohen nesër. Aktiviteti i parë do të startojë në orën 11,dhe do të jetë konferenca Pasolini poeta delle ceneri i Roberto Chiesi, e cila do ti dedikohet Pasolinit poetit, gazetarit, shkrimtarit, piktorit e regjisorit dhe do të japë mundësinë për të thelluar më tej disa motive të veprës dhe mendimit të tij si dhe të kujtojë filmat dhe shkrimet e tij.
Roberto Chiesi është kritik kinematografie dhe kurator i Centro Studi Archivio Pier Paolo Pasolini, i themeluar nga Laura Betti, aktore dhe mike intime e poetit, pranë Kinostudios së Bologna-s. Më tej do të prezantohet edhe ekspozita fotografike, nën kujdesin e Angela Tromellini, përgjegjëse e Arkivit Fotografik të Kinostudios së Bologna -s, me pamje të shkëputura nga seti i filmit Ungjilli sipas Mateos. Në orën 19.°°, pranë Teatrit Kombëtar, Antonio Piovanelli do të recitojë në spektaklin Passione Pasolini, autobiografi në vargje të zgjedhura nga Pier Paolo Pasolini.