E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, shkarkimet nga HEC-et, nën ujë rruga që të con në Obot

SHKODER-Rreth 70 cm është niveli i ujit që ka mbuluar rrugën që të con në fshatin Obot në zonën e Nënshkodrës në Ana e Malit në Shkodër pas shkarkimit të ujrave nga portat e hapura të hidrocentraleve të Komanit dhe Vaut të Dejës.
Korrespondentja e TVNews24, Eliona Kodra raportoi se sot paradite situata vazhdon të jetë problematike në fshatrat e Bushatit, Obotit, Ashtes, komuna Ana e Malit, si dhe Dagjat, komuna Dajç e Bregut të Bunës, ku rrezikohen të përmbyten rreth 300 ha tokë.
Por, më kritikja aktualisht është situata në rrugën që të con në fshatin Obot. Edhe pse uji nuk ka mbërritur në banesa, rruga e mbuluar nga uji është e mundur të kalohet vetëm nga mjetet e tonazhit të rëndë dhe jo nga automjtetet e vogla.
Shtabi i Emergjencës është mbedhur në orën 08:00 të paradites për të diskutuar rerth situatës dhemasat që pritet të merren.
Ndërkohë dhe moti nuk premton shumë për zonën e Shkodrës. Përvec portave të hapura prej tejmushjes së liqeneve në HEC-et e Vaut të Dejës dhe Komanit, të pandalshme kanë qënë dhe reshjet e shiut. Edhe pse jo me intensitet të lartë, reshjet e shiut prej dy ditësh nuk kanë pushuar në Shkodër.

Por, përmbytjet janë kthyer në frikë për banorët e zonës, pasi ende në kujtesë është përmbytja në fillim të këtij viti në zonën e Shkodrës në veriperëndim të Shqipërisë.
Në ditët e para të janarit, qarku i Shkodrës, u përfshi nga përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që detyruan hapjen e portave të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin.
Bilanci ishte mbi 11 mijë ha tokë të përmbytura, 5000 shtëpi të përmbytura, si dhe 2500 familje të evakuara.
Burime nga KESH thanë se shkarkimet e kesaj radhe kanë filluar që në 18 shkurt në dy prej tre hidrocentraleve të Drinit me rreth 850 metra kub ujë në sekondë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›