E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, KiE: Topi, i pari qe zbatoi rezoluten e Strazburgut

TIRANE-  Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian Mevlüt Çavusoglu vlerëson rolin e presidentit Topi si negociator mes palëve për zgjidhjen e krizës politike.

“Eshtë udhëheqësi dhe njeriu i parë në Shqipëri që ka zbatuar rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës”- citohet ti jetë drejtuar zoti Çavusoglu presidentit Topi në takimin e zhvilluar sot paradite nga ora 09:15- 10: 15 minuta, në presidencë, duke iu referuar njoftimit zyrtar që zyra e shtypit e presidencës ka publikuar online.

Në njoftim thuhet se Presidenti Topi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Presidencial përqëndruan bisedimet në zhvillimin e tryezës politike të bisedimeve mes mazhorancës dhe opozitës, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

“Palët shkëmbyen mendime dhe pikëpamje rreth mundësive të gjetjes së pikëtakimeve mes mazhorancës dhe opozitës dhe zgjidhjes përfundimtare të ngërçit politik që ka mbërthyer skenën politike dhe disa institucione të vendit.”- vazhdon njoftimi i presidencës.

Duke informuar për tryezën politike, Presidenti Topi ka nenvizuar para delegacionit te Strazburgut se palët kane vullnet politik për arritjen e një zgjidhjeve konstruktive duke iu referuar në mënyrë të veçantë pikave të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE-së.

"Presidenti Topi vuri në dukje dhe vlerësoi vullnetin politik të palëve për arritjen e një zgjidhjeve konstruktive që do i shërbente jo vetëm përmirësimit të klimës politike në vend, por në radhë të parë konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe të imazhit të jetës institucionale në Shqipëri, po ashtu dhe interesave madhorë të qytetarëve shqiptarë. Kryetari i Shtetit theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij në këtë drejtim, duke përdorur të gjithë mekanizmat kushtetuese dhe institucionale për arritjen e një rezultatit pozitiv. Presidenti Topi vuri në dukje gjithashtu se gjatë takimeve dhe diskutimeve në kuadër të tryezës politike, palët u janë referuar në mënyrë të veçantë pikave të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE-së. "- thuhet ne njoftim.

Nga ana tij, z. Çavusoglu, edhe në emër të anëtarëve të tjerë të Komitetit Presidencial të Këshillit të Evropës ka konsideruar të rëndësishme këtë bisedë me Kryetarin e shtetit shqiptar.

Delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit Europian mberriti dje ne Tirane, ndersa dita e sotme eshte parashikuar me nje axhende te ngjeshur takimesh me aktoret kryesore politike te vendit per zgjidhjen e krizes politike. Gjate dites delegacioni i APKE eshte takuar me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, me kryeministrin Berisha, ndersa ne oren 15. 15 pritet te takohet me kreun socialist Edi Rama.
Delegacioni do mbyll axhenden e takimeve serish ne presidence rreth ores 17.00. Misioni i Këshillit të Evropës ka planifikuar që të gjitha rezultatet e takimeve t’i bëjë të ditura në një konferencë për shtyp, nesër ditën e martë, në orën 10:30.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›